Reali i Madridit, zgjidhet si ekipi më i mirë i vitit 2014
Agjencia prestigjioze e lajmeve “Associated Press” ka përzgjedhur ekipet më të mira të vitit 2014. Real Madridi është renditur në vendin e parë, me 137 pikë. Duket se në këtë renditje ka ndikuar fakti se Reali fitoi trofeun e 10-të të UEFA Champions League, përderisa në vend të dytë ndodhet ekipi tjetër spanjoll, Atletiko Madrid, që shkoi deri në finale. Pas dy ekipeve të kryeqytetit spanjoll, në vend të tretë vjen Bayern Munich dhe në vend të katërt një ekip tjetër spanjoll, Barcelona.
Ekipet më të mira të vitit 2014:
1.Real Madrid 137 pikë
2.Atletico Madrid 81
3.Bayern Mynih 73
4.Barcelona 66
5.Chelsea 53
6.Manch City 52
7.Marseille 49
8.Lyon 45
9.Napoli 35
KOHA JONË SONDAZH

