FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Reali ndalet ndaj Sevillas, i jep shansin Atleticos që të ruajë kryesimin (VIDEO)

Reali i Madridit nuk më shumë se një barazim 2-2 kundër Sevillas, duke humbur shansin për të marrë kryesimin e La Ligas.

Fernando kaloi Sevillan në avantazh në fundin e pjesës së parë, ndërsa Asensio riktheu baraspeshën me nisjen e të dytës. Reali u hodh në sulm për golin e fitores, por Rakitic shënoi edhe golin e dytë për Sevilla-n.

Në minutat shtesë, Hazard realizoi një devijim perfekte të goditjes së Kroos dhe topi përfundoi në rrjetë duke bërë që dy ekipet të ndanin nga një pikë në këtë takim.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pas këtij barazimi, kur kanë mbetur edhe 3 javë deri në fundin e kampionatit, Atletico vijon të udhëheqë me 77 pikë, ndërsa Reali dhe Barça ka kanë nga dy pikë më pak.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?