Reali ngec ndaj Getafes, “feston” Atletico Madrid (VDEO)
Real Madrid nuk ka mundur që të shkojë më shumë se një barazim pa gola ndaj Getafes, duke i dhënë mundësinë Atleticos që të mbetet në krye të renditjes.
Skuadra e Zinedine Zidane vuajti në transfertë. Në fillim Mariano shënoi për Los Blancos, por anësori ngriti flamurin.
Në fund Getafe pretendoi edhe për një penallti, por arbitri nuk ishte i atij mendimi. Deri në fund nuk pati gol dhe Reali bëri një hap fals dhe tani mund të parakalohet sërish nga Barcelona.
KOHA JONË SONDAZH

