Reali nxjerr në shitje Eden Hazard, por me gjysmën e çmimit të blerjes
Real Madrid shpenzoi më shumë se 100 milion euro për Eden Hazard në verën e vitit 2019. 30-vjeçari belg realizoi ëndrrën e tij për të luajtur në “Santiago Bernabeu”, por nuk ia ka dalë të lërë shenjën e tij tek ekipi i Zinedine Zidane.
Fantazisti belg ka rezultuar një investim i gabuar deri më tani dhe drejtuesit e “Los Blancos” kanë vendosur të nxjerrin në merkato. Mediat spanjolle raportojnë se mjaftojnë 50 milion euro për ta lënë të lirë Eden Hazard, i cili nuk e ka kuptuar akoma se çfarë do të thotë të luash me Real Madrid sipas drejtuesve të klubit të famshëm iberik.
KOHA JONË SONDAZH

