Reali: Ronaldo e mbyll karrierën në Madrid
Si mund të pranohet me aq lehtësi nga një klub që investon më shumë se të tjerët të largohet një lojtar, që pretendon të fitojë për herë të tretë trofeun e “Topit e Artë”. Edhe në mos e fitoftë atë, Real Madrid, është i vendosur që portugezi Cristiano Ronaldo të mos largohet nga ky klub. Kështu ka thënë menaxheri i portugezit, Jorg Mendes, sipas te cilit, sulmuesi portugez synon të fitoje ende trofe me skuadrën nga Santiago Bernabeu. -“Unë besoj se Cristiano do ta përfundojë karrierën tek Real Madridi. Ai është i lumtur në klub dhe është ende i etur për të arritur më shumë suksese në Madrid”, ka deklaruar Mendes për Globo Esporte. Mendes, i cili ka raporte të shkëlqyera me Ronadon, beson se portugezi është lojtari më i mirë në histori të skuadrës madrilene.
KOHA JONË SONDAZH

