Reali rrezikon dënimin nga UEFA, në dyshim gjysmëfinalja me Chelsea-n

Gjysmëfinalja e Champions League Real Madrid-Chelsea mund të mos luhet. Ekziston një mundësi që galaktikët të dënohen, në mbledhjen që Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s do të zhvillojë këtë të premte, për atë që shkaktoi krijimi i Superligës Evropiane nga presidenti Florentino Perez.

Kreu i UEFA Aleksandër Ceferin ka reaguar sërish dhe këtë herë nuk i kursen as talljet për gjendjen në të cilën përfundoi projekti i Perez dhe Andrea Angelit.

“Më kanë dërguar një program të ndeshjeve të Superligës. Ishte shumë zbavitës sepse luanin çdo ditë Real Madrid dhe Juventus”,  kështu ka ironizuar presidenti i UEFA-s.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?