FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Rebelimet e lojtarëve për të prishur kontratat, Hoeness: Te Bayern vendosim ne

Interi shpreson prej javësh të marrë Arturo Vidal nga Bayern, duke arritur, sipas zërave, edhe marrëveshjen me lojtarin. Por Bayern nuk ka ndërmend ta shesë kilianin, të cilin e ka nën kontratë, dhe e ka bërë të ditur se nuk do të pranojë asnjë ofertë.

Klubet dorëzohen shpesh para dëshirës së lojtarëve për t’u shitur, çka është vënë re edhe këtë verë, me futbollistë që rebelohen kundër punëdhënësve për t’ia arritur qëllimit. Bayern është një klub që bën përjashtim, duke mos iu nënshtruar kurrë trilleve të futbollistëve.

“Besoj se sot u jepet shumë rëndësi individëve. Ne te Bayern veprojmë ndryshe: Nëse Bayern thotë se një lojtar i tij nuk është në shitje, kjo do të thotë se djaloshi nuk lëviz nga Munihu”, thotë presidenti Uli Hoeness.

Swiss Digital Desktop Reklama

Një sinjal i qartë për Interin, siç ka ndodhur edhe herë të tjera, me kërkesat për lojtarë të ndryshëm.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?