Reforma në Sport, Presidenti Duka takon Ministren Denaj

Presidenti Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, i shoqëruar nga anëtari i Komitetit Ekzekutiv Bardhyl Minxhozi, zhvilloi ditën e sotme një takim me Ministren e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj. Në qendër të bisedës së zhvilluar ndërmjet tyre ishte draft-projekti për përmirësimin paketës financiare që do të ndihmojë reformimin e sportit.

Presidenti Duka diskutoi me ministren Denaj për ndryshimet ligjore në paketën financiare të propozuara nga FSHF në këtë projekt reformim. Prej disa kohësh grupet e punës kanë pasur vështirësi në gjetjen e një gjuhe të përbashkët, ç’ ka ka krijuar një lloj ndalese në vijimësinë e procesit. Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Denaj, ka shprehur gatishmërinë për përshpejtimin e kësaj reforme dhe ka ngarkuar Drejtorin e Kabinetit,  Ervin Mete, për të ndjekur në vazhdimësi këtë proces. Ndër pikat e diskutuara ishin Ligji për Sponsorizimet, Ligji për Tatimin mbi të Ardhurat dhe Ligji për TVSH-në.

Të gjitha këto ndryshime do të diskutohen në grupet e punës që janë ngritur më parë pranë Këshillit të Ministrave dhe më pas kjo paketë ligjore do të dërgohet në Komisionin e Ligjeve dhe Komisionin e Ekonomisë për të marrë miratimin përpara dërgimit në Parlament për votim.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?