Regi Lushkja e mbyll me gol kampionatin në Moldavi
Futbollisti nga Kavaja, Regi Lushkja e mbylli me gol kampionatin në Moldavi. Në ndeshjen e fundit të sezonit, futbollisti la firmën e tij pasi realizoi golin e dytë për Sherif Tiraspolin nga pika e bardhë e 11 metërshit.
Lushkja u transferua nga Laçi tek kampionët e Moldavisë në janar të këtij viti dhe e mbylli këtë sezon në kuotën e 8 golave, 6 me fanellën kurbinase dhe 2 me skuadrën moldave.
Në përfundim të ndeshjes ai ngriti lart trofeun si Kampion i Moldavisë për sezonin 2021-2022.
KOHA JONË SONDAZH

