Regi Lushkja jep show në Champions të Azisë, dy gola në 4 minuta përballë Rei Manajt
Liga e Kampioneve të Azisë ka parë një ndeshje mes futbollistëve shqiptarë që janë pjesë e klubeve të konfederatës në fjalë. Al Sharjah i Rei Manajt dhe Feta Fetait, ishte pritës përballë Traktor ku luan Regi Lushkja. Ky i fundit ka qenë protagonist absolut që në minuta e parë të takimit. Në minutën e 8 të ndeshjes, Lushkja mori një pasim në zonë dhe me një diagonale të shpejtë, mposhti portierin vendas duke i dhënë avantazhin ekipit të tij. Vetëm 3 minuta më vonë, në një kundërsulm të shpejtë, ishte përsëri Lushkja ai i cili gjuajti në hyrje të zonës, duke mposhtur portierin kundërshtar falë edhe një gabimi të këtij të fundit, për të dyfishuar shifrat.
KOHA JONË SONDAZH

