FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Reja: Duhet të fitonim më thellë, nuk ishte problem mesfusha!

Shqipëria mori një fitore 2-0 ndaj San Marinos. Trajneri Edy Reja duke folur pa sfidës deklaroi që duhet të fitonin me një rezultat më të thjellë.

“Kishim për detyrë të fitonim, patëm shumë raste. Donim të fitonim 4 ose 5-0. E rëndësishme është që morëm tre pikët. Ndjehet edhe lodhja, pasi kemi luajtur 3 ndeshje shpejt. Provuam disa lëvizje vertikale me Uzunin dhe Roshin, krijuam hapësira dhe shënuam.

Shumë muskuj në mesfushë? Nuk ishte problemi në mesfushë, nuk bëmë lëvizjet e duhura në sulm në pjesën e parë. Ata u përpoqën, por nuk kishte finalizim. Ishim ndryshe në pjesën e dytë dhe shënuam. Në këto lloj ndeshjesh duhet të luash më shumë në krah, ndoshta duhet luajtur me dy në qendër.

Swiss Digital Desktop Reklama

E ekzagjeruar me tre mbrojtës dhe dy mesfushorë me tipare mbrojtëse? Luajtëm me tre, por Hysaj dhe Lenjani ishin të impenjuar në sulm. Doni tre apo katër mbrapa… (qesh). Doja të luaja me 4-4-2, me Lenjanin përpara. Të dy krijuan shumë nga krahët, e alternojnë shumë mirë fazën mbrojtëse dhe sulmuese.

Swiss Digital Mobile Reklama

Broja ndryshe në kombëtare? Shpresoja të bënte më mirë, por është lojtarë që do hapësira. E ka të vështirë të luajë në zona të ngushta. Nuk jam i kënaqur me pjesën e parë, bëmë pak gjuajtje në portë. Në të dytën ndryshuam, derisa nxorëm edhe golin.

Kur gjejmë skuadra që tërhiqen shumë vuajmë dhe më bën të mendoj edhe për skema të tjera. Edhe mua do të më pëlqente të luajmë ndryshe, të shënojmë më shumë gola. Nuk ia dolëm dot”, deklaroi Reja.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?