Renditja e re e FIFA-s/ Shqipëria fiton 4 vende, Kosova 7 pozicione

Dy fitoret e arritura në tetor kundër Serbisë dhe Jordanisë pritet t’i sjellin Shqipërisë një ngjitje të ndjeshme në renditjen e re të FIFA-s. Kombëtarja kuqezi, e drejtuar nga Sylvinho, do të fitojë katër pozicione, duke u pozicionuar në vendin e 62-të në botë.

Ky progres vjen falë rezultateve ndaj rivalëve me koeficient të lartë dhe do të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në ndarjen e vazove për shortin e “play-off”-it të kualifikimeve për Botërorin.

Stafi teknik e vlerësoi maksimalisht edhe miqësoren ndaj Jordanisë, pasi çdo pikë ka rëndësi për ruajtjen e pozicionit në vazon e tretë, ku Shqipëria tashmë e ka përforcuar vendin e saj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Por lajme të mira vijnë edhe nga Kosova. “Dardanët”, nën drejtimin e Franco Foda-s, kanë marrë 4 pikë në dy sfidat e fundit kundër Sllovenisë dhe Suedisë. Si rezultat, Kosova pritet të ngjitet 7 pozicione, duke u renditur në vendin e 84-t, që përbën një rekord të ri historik për përfaqësuesen.

Swiss Digital Mobile Reklama

Si Shqipëria, ashtu edhe Kosova, janë në formë të shkëlqyer dhe me renditjen e re të FIFA-s do të kenë shanse të mëdha për një vend në fazën “play-off” të Botërorit.

Shqipëria  +4 pozicione → Vendi 62

Kosova +7 pozicione → Vendi 84

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?