FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Rënia e Tiranës ul tregun dhe konkurrencën në Kategorinë Superiore

Futbolli shqiptar humb një gjymtyrë të rëndësishme. Edhe pse klube të mëdha europiane kanë pasur të njëjtin fat, kampionati ynë nuk e ka kurrsesi luksin që të mos ketë ekipin më të titulluar në vend. Tirana për të parën herë në histori do të militojë në inferiore. Ajo që nuk kishte ndodhur kurrë në 78 edicionet e ligës shqiptare, tashmë është realitet.

Por, përtej problematikës së fajeve që mund të kenë vetë drejtuesit për këtë katastrofë, në këtë rast pasojat do ndihen edhe te lojtarët. Tirana është një treg i nivelit të lartë për futbollistët vendës, por jo vetëm. Dhe kjo dihet. Edhe nëse këtë sezon mund të mos ketë dhënë paga prej “milionerësh”, për rangun e tre ekipeve kryesuese, mbetej një ekip i lakmuar prej kujtdo.

Jo vetëm për trofetë e shumtë që mban mbi shpinë, peshës së fanellës, por edhe për atë çka ofronte financiarisht. Çështja është e thjeshtë, me rënien e 24 herë kampionëve nga elita dhe ardhjen e Kamzës me Lushnjën, me gjithë respektin, tregu nuk do të jetë më i njëjtë. Kjo do ta ulë ndjeshëm edhe konkurrencën.

Swiss Digital Desktop Reklama

Lojtarët “big” dhe ata cilësorë do të zgjedhin Skënderbeun, Partizanin apo edhe Kukësin. Flasim në teori gjithnjë, pasi mund të ndodhë që te Lushnja apo Kamza të afrohet ndonjë biznesmen i fuqishëm dhe mund të përsëritet historia e verilindorëve. Por fakti mbetet i pandryshuar, rënia e Tiranës do ta ulë ndjeshëm pjacën edhe në merkato, konkurrencën, por edhe… rrogat./panoramasport

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?