Reporteri i Sky Sport: Këshilla, mbi tregun e transferimeve në Shqipëri
që t’i vëzhgojnë, në të ardhmen. Gianluca Di Marzio një ditë pas derbit bën një përshkrim të futbollit në Shqipëri. Përveç dy mbrojtësve të Partizanit, atij i ka bërë përshtypje stadiumi “Qemal Stafa”, emri i të cilit thotë se i përket heroi të luftës së Dytë Botërore, ndërsa përmend faktin se themelet e këtij impiani i kanë hedhur nga italianët. Në vend të tij, së shpejti pritet të ndërtohet një impiant i ri dhe më moderni në Shqipëri. Di Marzio bën edhe një panoramë të dy ekipeve kryeqytetase. Partizani ka 21 vjet që nuk e fiton titullin kampion dhe madje në këto dy dekada, ndryshe nga Tirana që ka numëruar trofe të rëndësishëm, të kuqtë kanë provuar që të zbresin edhe në kategoritë inferiore. Epiteti që të kuqtë i kanë vënë tifozëve të Tiranës, “minjtë e qytetit”, e kanë befasuar atë. Në gjysmën e ndeshjes, një dron fluutoi mbi qiell. Në flamur shfaqen fytyrat e Platini dhe Dukës: kuptohet që është hedhur nga mbështetës të zemëruar të Tiranës, sepse ata janë dënuar rëndë me 15 ndeshje që të mos ndjekin ekipin e tyre brenda fushës dhe 6 ndeshje të mos e shoqërojnë jashtë. U bë një përjashtim në ndeshjen derbi të së hënës, me Partizanin. Derbin historik e fitoi 2-0 Partizani dhe lojtarët mbetet shumë kohë, pas ndeshjes për të festuar në fushë. “Në fletore, unë kam shënuar dy lojtarë, ndoshta së shpejti ne do t’i shohim ata edhe këtej nga ne: që quhen Fejzullahu dhe Rahmani. Së shpejti mund të shohim drejtues talianë të shkojnë në Shqipëri, në kërkim të talenteve,” – raporton Gianluca Di Marzio, i “Sky Sport”.
KOHA JONË SONDAZH

