Revolucion te Manchester City, 8 futbollistë drejt largimit pas fundit të epokës Guardiola
Një verë me ndryshime të mëdha mund të presë Manchester City-in, teksa mediat britanike raportojnë se deri në 8 futbollistë mund të largohen pas përfundimit të epokës së Pep Guardiola në “Etihad Stadium”.
Edhe pse largimi i teknikut katalanas ende nuk është zyrtarizuar, në Angli flitet për një tranzicion të afërt drejt një cikli të ri, ku favorit për ta marrë drejtimin e skuadrës shihet Enzo Maresca. Ndryshimet në organikë pritet të lidhen jo vetëm me aspektin teknik, por edhe me nevojën për të ndërtuar një skuadër më të përshtatshme për filozofinë e trajnerit të ardhshëm.
Mes emrave më të përfolur për largim është mbrojtësi kroat Joško Gvardiol, për të cilin interesohen Real Madrid dhe Bayern Munich. Po ashtu, në listën e largimeve të mundshme figuron edhe mesfushori Rodri, një nga figurat kyçe të viteve të fundit te City, i cili mund të rikthehet në Spanjë për të veshur fanellën e Real Madridit.
Sipas raportimeve, disa lojtarë të tjerë që mund të largohen janë portieri James Trafford, që ndiqet nga klube të Premier League, sulmuesi Omar Marmoush dhe mbrojtësi Nathan Ake, të dy në radarët e Barcelopnës.
Në listë përfshihen gjithashtu edhe Tijjani Reijnders, i transferuar vetëm një vit më parë, Savinho dhe Mateo Kovačić, për të cilin raportohet se klubi i ka sugjeruar të kërkojë skuadër të re.
Ndërkohë, disa largime konsiderohen pothuajse të sigurta, përfshirë Bernardo Silva, Jack Grealish dhe Kalvin Phillips.
KOHA JONË SONDAZH

