FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Rey Manaj largohet nga Italia, firmos me klubin spanjoll

Rei Manaj do të luajë në Spanjë sezonin e ardhshëm futbollistik, duke lënë kështu Italinë, ku është nën kontratën me zikaltrit e Interit, që kërkojnë që sulmuesi të luajë për t’u rritur.

Vjet lushnjari provoi të luante me Peskarën në Serinë A, ndërsa prej janarit iu bashkëngjit skuadrës së Pizës, ku së bashku me Çanin dhe Ujkanin nuk e shpëtuan dot skuadrën italiane të rikthehej në Lega Pro.

Sipas asaj që raporton “Corriere Dello Sport”, Interi po punon për ta huazuar Manajn te Granada, që garon në Segunda Division.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjithçka po shkon më së miri dhe pritet që finalizimi i marrëveshjes të bëhet të hënën.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?