Rey Manaj shënon golin e 11-të në Turqi

Rey Manaj vazhdon të shkëlqejë në Superligën turke, ku ishte sërish protagonist për Sivassporin.

Sulmuesi shqiptar realizoi një gol shumë të rëndësishëm në sfidën ndaj Antalyasporit, të vlefshme për javën e 33-të të kampionatit. Manaj shënoi në minutën e 75-të, duke dyfishuar rezultatin për ekipin e tij dhe duke mbajtur gjallë shpresat për mbijetesë këtë sezon.

Pas golit, entuziazmi i madh bëri që Manaj të festonte duke hequr fanellën, veprim që i kushtoi një karton të verdhë. Ky ishte goli i 11-të për sulmuesin kuqezi në kampionatin turk, duke konfirmuar edhe një herë rolin e tij si lider në skuadrën e Sivassporit.

Swiss Digital Desktop Reklama

GOLI

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?