Rikthehen çerekfinalet e Champions League/ Barcelona dhe Liverpooli synojnë përmbysje

Rikthehen emocionet e çerekfinaleve të UEFA Champions League me dy sfida që premtojnë spektakël dhe tension maksimal. Pas rezultateve të ndeshjeve të para, gjithçka mbetet e hapur: Atletico Madrid mbron avantazhin 2-0 ndaj Barcelona, ndërsa Liverpool kërkon përmbysjen ndaj Paris Saint-Germain pas humbjes në Paris.

Atlético Madrid-Barcelona (2-0)

Në Spanjë pritet një përballje e zjarrtë mes Atlético Madrid dhe Barcelonës. Skuadra e drejtuar nga Diego Simeone vjen me avantazhin e dy golave të siguruar në ndeshjen e parë në “Camp Nou”, falë realizimeve të Julián Álvarez dhe Alexander Sørloth.

Swiss Digital Desktop Reklama

Megjithatë, katalanasit mbeten të rrezikshëm, sidomos duke qenë të detyruar të sulmojnë që nga minuta e parë. Talenti i ri Lamine Yamal ka shprehur besim për një përmbysje të mundshme, ndërsa trajneri Hansi Flick mbështetet te përvoja e Robert Leëandoëski dhe energjia e lojtarëve të rinj.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nga ana tjetër, madrilenët do të fokusohen te mbrojtja e fortë dhe përvoja e Antoine Griezmann, duke synuar të administrojnë avantazhin dhe të shfrytëzojnë kundërsulmet.

Liverpool-PSG (0-2)

Në “Anfield”, Liverpool synon një përmbysje të madhe përballë PSG. “The Reds” duhet të rikuperojnë disavantazhin 2-0 nga ndeshja e parë në Paris, ku francezët dominuan lojën. Skuadra e drejtuar nga Arne Slot do të mbështetet te atmosfera elektrizuese e stadiumit dhe forma e mirë e Mohamed Salah.

Ndërkohë, PSG vjen më i qetë, me rikthimin e Bradley Barcola dhe me avantazhin psikologjik të rezultatit. Parisienët kanë luksin e dy rezultateve nga tre dhe do të tentojnë të godasin në kundërsulm, duke shfrytëzuar shpejtësinë dhe cilësinë në sulm.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?