FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Rikthehen emocionet e Champions-it, sfidat e sotme dhe të nesërme të fazës çerekfinale

Sot në orën 21:00 rikthehet Champions-i e cila do të luajë fazën çerekfinale.

Sot spikasin dy sfida që priten të jenë të luftuara deri në minutën e 90. Mançester Siti do të presë në stadiumin “Etihad” skuadrën e Dortmundit, e cila vjen me shumë mungesa ku më i rëndësishmi është Xhadon Sanço i cili është i dëmtuar.

Takimi tjetër është ajo mes Realit të Madridit dhe Liverpulit e cila do të luhet në stadiumin “Alfredo Di Stefano”. Të dyja skuadrat vijnë me shumë mungesa ku në kampin madrilen mungesa të rëndësishme janë Serxho Ramos dhe Eden Hazard, ndërsa tek skuadra e Klopit janë të padisponueshëm Van Dajk, Henderson, Gomez dhe Matip.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në ditën e nesërme pritet të luhen dy sfida me fillim nga ora 21:00. Spikat sfida Bajern Mynih-PSG e cila do të zhvillohet në stadiumin “Allianz Arena” dhe takimi tjetër është Porto-Çelsi.

Swiss Digital Mobile Reklama

SFIDAT E SOTME DHE TË NESËRME NË FAZËN ÇEREKFINALE TË CHAMPIONS-IT –

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?