Rikthehet Champions, Bajerni pa Shvajnin në Porto, Tevez i beson Juves
Trajneri i ekipit fitues në fuqi të UEFA Champions League, Carlo Ancelotti, u shpreh se shanset në përballjen me ekipin finalist të sezonit të kaluar, Atletico Madrid, janë të barabarta. Real Madrid-Atletico Madrid, do të jetë një nga përplasjet më interesante çerekfinale të Champions League, ndonëse Crisitano Ronaldo me shokë shihen si favorite për të kaluar më tej. Po ashtu edhe Barça ndaj PSG, apo Juve e Bayern, ndaj kundërshtarëve të tyre respektivë. Megjithatë, surprizat në këtë kompeticion nuk mungojnë asnjëherë. Për bavarazët e Pep Guardiola, shqetësim janë bërë mungesat e shumta.
Tevez: Juve mund të fitojë Champions League
Të martën dhe të mërkurën në mbrëmje rikthehet magjia e Champions League. Një skaudër italiane në garë, pavarësisht humbjes së fundit në Seria A me Parman, duket e vendosur për të arritur sukses edhe në këtë kompeticion. – “Juventusi mund ta fitojë trofeun e Champions League. Në Dortmund treguam se mund të shkojmë shumë larg,” – thekson Carlos Tevez, në prag të sfidës me Monaco, në “Juventus Stadium”, e vlefshme për aktin e parë të çerekfinales. Sulmuesi argjentinas ndihet gati për sfidën europiane. – “Juventusi mund të mundë çdo skuadër. E kemi treguar me fakte se nuk ka kundërshtarë të pakalueshëm për ne. Jemi shumë të vështirë për t’u mposhtur”. Në vijim të intervistës, “Apashi” kthehet pas në kohë duke zbuluar arsyet pse gjatë sezoneve të shkuara Juventusi nuk arriti të bënte një rrugëtim të gjatë në këtë kompeticion. – “Mendonim se i kishim siguruar fitoret përpara se të hynim në fushë por tani kemi mësuar nga gabimet. Jemi më të qetë. Rivali jonë në Champions? Mendoj se Bayerni është ekipi më i rrezikshëm. Allegri ia ka transmetuar me sukses mesazhin e tij skuadrës por nuk dua të bëj krahasime mes tij dhe Contes. Trajneri na thotë përherë që duhet të jemi të qetë sepse goli do të vijë. Me të kam bërë një marrëveshje, kur të kem topin në këmbë mund të bëj çfarë të dua nëse arrij edhe të mbroj. Ai dhe shokët e skuadrës më japin shumë besim”. Në fund, Tevez përqendrohet te e ardhmja duke theksuar se Argjentina do të jetë destinacioni final. – “Luaj në Europë prej vitesh dhe kam nevojë të rikthehem në shtëpinë time. Unë dhe e gjithë familja jemi tifozë të Boca Juniors dhe dëshiroj shumë të luaj edhe një herë me atë fanellë”.
Bayern, edhe pa Shjavin drejt Portos
Përfundimisht Bastian Schweinsteiger dhe Franck Ribery nuk mund të jenë në dispozicion të Bayern Munihu për çerekfinalen e parë, ndaj Portos, në Champions League. Mes disa mungesave të konfirmuara si Robben, Alaba e Javi Martinez, trajneri Pep Guardiola shpresonte për një lajm të mirë, por drejt Portugalisë, bavarezët do të nisen pa Schweinsteiger. Mesfushori është prekur nga një virus, ndërsa Ribery vazhdon të vuajë nga një problem në kavilje. Është ky konfirmimi që vjen nga drejtori sportiv i Bayernit, Matthias Sammer. “Për fat të keq, Bastian dhe Franck nuk mund të luajnë. Gjithsesi ne kemi besim të plotë te lojtarët që janë të disponueshëm për këtë takim. Të gjithë e dinë se në çfarë situate ndodhemi, por skuadrës nuk i mungon oreksi për fitore”. Eshtë rikthyer mbrojtësi Jerome Boateng dhe po kështu edhe sulmuesi Claudio Pizarro. Pas një ndeshje pezullim, Xabi Alonso gjithashtu është bashkuar me skuadrën për përballjen e parë me Porton.
Champions League –Çerek-finalet
Të martën, 14 prill
20:45 Atletico Madrid – Real Madrid
20:45 Juventus – Monaco
Të mërkurën, 15 prill
20:45 FC Porto – Bayern Munich
20:45 Paris SG – Barcelona
KOHA JONË SONDAZH

