FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Rikthehet Championsi, sot luhen dy super duele për fazën cerekfinale

Sonte në mbrëmje do të rikthehet magjia e Champions League, me duelet e para çerekfinale. Spikat mbi të gjitha dueli mes Real Madrid dhe Liverpoolit. Asnjë prej të dyja skuadrave nuk ka bërë sezonin e duhur por megjithatë javët e fundit, si spanjollët ashtu edhe anglezët kanë gjetur formën duke u rikthyer të fitoret.

Salahd he Liverpooli synon hakmarrjen për finalen e vitit 2018 ku nuk mundi të luajë më shumë se 30 minuta pas dëmtimit që iu shkaktua nga Sergio Ramos. Në krahun tjetër Manchester City do të ketë një sfidë aspak të lehtë ndaj Dortmundit. Gjermanët që nuk gëzojnë formën e tyre më të mirë pasi vijnë nga dy rezultate negative të njëpasnjëshme në kampionatin gjerman.

Bilanci me skuadrat angleze është negativ për gjermanët megjithatë Dortmund është një prej skuadrave që ka shënuar të paktën një gol në 20 ndeshjet e fundit të luajtura jashtë, dhe në këtë fazë të Champions ky faktor është vendimtar.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?