Rikthehet sot Superliga/ Nis me ndeshjen Egnatia-Partizani
Sot rikthehet Kategoria Superiore me ndeshjet e vlefshme për javën e 13-të. Gjithçka do të nisë aty ku u la 2 javë më parë me takimin Egnatia-Partizani në stadiumin e Rrogozhinës. Ndeshja u ndërpre në minutën e 24-të dhe do të nisë po aty nga të njëjtit lojtarë në fushën e blertë.
Dy ekipet kryesojnë klasifikimin dhe janë pretendentë kryesor për të marrë dhe trofeun në fund. Nga ana tjetër e kryeqytetit, Tirana pret në arenën kombëtare Kukësin.
Edhe pse në letër bardheblutë janë favoritë, verilindorët kanë treguar jo pak herë se dinë të suprizojnë. Ndeshje e bukur është dhe ajo mes Dinamos dhe Erzenit.
Dy skuadra në fundin e tabelës që i ndan vetëm një pike nga njëra-tjetra do të matin forcat në “Niko Dovana” me objektivin e vetëm fitoren. Java e 13-të mbyllet të premten me dy ndeshjet e fundit. Teuta e Edi Martinit udhëton në Korçë. Skuadra e Gvozdenovic nuk po kalon një formë aspak të mirë, pasi në 5 ndeshjet e fundit, nuk ka regjistruar asnjë fitore.
KOHA JONË SONDAZH

