Rinovimi i kontratës, Kjaer: Nuk jemi afër, por jam i lumtur te Milani
Simon Kjaer është një nga pikat më të forta të mbrojtjes së Milanit të Piolit, por kontrata e tij përfundon në qershorin e vitit të ardhshëm. Drejtuesit kuqezinj po lëvizin për të shmangur përsëritjen e disa situatave të pakëndshme.
Nga qendra e grumbullimit të Danimarkës, përpara ndeshjes të së shtunës kundër Moldavisë, për kualifikueset në Botërorin Katar 2022, mbrojtësi danez gjithashtu i është përgjigjur pyetjeve në lidhje me të ardhmen e tij: “A jam më afër rinovimit me Milanin? Jo, por jam akoma jashtëzakonisht i lumtur që luaj për kuqezinjtë.
Kam kaluar kaq shumë momente në futboll sa nuk kam ndërmend të përqendrohem në këtë aspekt. Ndihem mirë, më pëlqen të luaj dhe të shijoj jetën te Milan. Klubi e di mendimin tim dhe pozicionin tim në këtë drejtim dhe kur të dëshirojë të zgjidhë çështjen, e di se mund të më telefonojë”.