FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Rio Ferdinand: Ramosit duhet t’i vijë turp për simulimin! (VIDEO)

Sergio Ramos krijoi jo pak polemika gjatë finales së djeshme, teksa përveç se bëri disa ndërhyrje të ashpra, simuloi në mënyrë të turpshme për t’i dhënë kartonin e dytë Cuadrados, i cili la fushën 20 minuta pa përfunduar koha e rregullt.

Në fakt ishte ai që bëri një ndërhyrje të ashpër ndaj Cuadrado-s përpara se lojtari i Juve-s të çohej në këmbë për të tentuar një rivënie anësore të shpejtë.

Më pas Cuadrado duket sikur pa dashje shkel këmbën e Ramos teksa po shkonte të merrte topin dhe spanjolli nuk nguroi të bënte një rënie teatrale.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Ramos do t’i vijë turp kur ta shohë skenën të nesërmen,” është shprehur Ferdinand për BT Sport.

Swiss Digital Mobile Reklama
YouTube player

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?