Rivali maqedonas e provokoi, Nelson Hysa e hedh në tok në raundin e tretë (VIDEO)

Nelson Hysa do të vijojë të jetë kampioni i Europës në boks për peshat super të rënda. Boksieri shqiptar arriti të mbronte titullin në federatën ËBO, duke mposhtur me nokaut në raundin e 3 kundërshtarin nga Maqedonia e Veriut, Todorche Cvetkov, i cili më herët kishte provokuar në bazë të nacionalitetit.
Për Nelson Hysën kjo ishte fitorja e 20 në 20 ndeshje në boksin profesionist, teksa 18 prej tyre kanë ardhur me nokaut. Falë këtij suksesi të madh, në sytë e shumë shqiptarëve të cilët kishin shkuar për t’i ndjekur, Hysa mban vendin e 25 në botë në kategorinë e tij nga 1547 boksierë që janë gjithsej.
