Rizzoli analizon prekjet me dorë të De Ligt ndaj Lecces dhe Torinos (VIDEO)

Gjyqtarët e Seria A kanë zhvilluar së fundmi një mbledhje mes tyre për të diskutuar disa nga episodet më të diskutuara këtë sezon. Ish-arbitri i njohur, Nicola Rizzoli ka analizuar disa episode të diskutueshme, si dy rastet e prekjes me dorë në zonë nga Matthijs De Ligt në ndeshjet Lecce-Juventus dhe Torino-Juventus.

 

Sipas tij Valeri bëri gabim duke dhënë penallti në “Via del Mare”, ndërsa Doveri bëri mirë që nuk dha 11-metërsh në derbin ndaj Torinos. Rizzoli shpjegoi se arbitri gaboi duke mos e gjykuar rastin ndaj Lecces nga dinamika e aksionit.

Në këtë mënyrë marrin fund dhe polemikat e shumta në javët e fundit për penalltinë e pa dhënë në duelin ndaj Lecces. Rastet u shoqëruan edhe me audio nga vendimete e arbitrat në të dyja rastet./R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP