Roma bën gati ofertën për Carlo Ancelotti në sezonin e ardhshëm

Roma ka identifikuar Carlo Ancelottin si njeriun e duhur për të drejtuar skuadrën nga sezoni i ardhshëm. Një zgjedhje shumë ambicioze që do të kishte përfshirë drejtpërdrejt pronarët e klubit italian, të cilët ndërhynë personalisht për të bindur trajnerin aktual të Realit që të rikthehej në kryeqytet.

Një lëvizje e shoqëruar mesa duket me një ofertë shumë të mirë. Si nga pikëpamja sportive ashtu edhe nga ajo ekonomike. Një lloj “all-in” për të zgjidhur njëherë e mirë problemin e trajnerit.

Një skenar që mund të intrigojë Carletton, gjithmonë shumë i vëmendshëm ndaj asaj që po ndodh në Romë dhe vlerëson një rikthim të mundshëm, por edhe i vetëdijshëm për pozicionin e tij të privilegjuar te Real Madrid, një klub që vështirë të largohet.

SHKARKO APP