Roma gjen zgjidhjen për mënyrën e transferimit të Hysajt te Roma

Mungojnë edhe 50 ditë nga hapja e merkatos së janarit, por Roma po lëviz që tani. Drejtori sportiv, Petrachi është në kërkim të një mbrojtësi në krahun e djathtë dhe të një sulmuesi. Me dëmtimin e gjatë të Zappacosta-s, vështirësitë e Spinazzola-s dhe dyshimeve për Florenzin, po studiohet për një afrim të ri.

 

Objektivi i madh sipas “Corriere dello Sport” në orët e fundit është Hateboer i Atalantës, por posta më konkrete është ajo që të dërgon te Elseid Hysaj. Në verë Napoli kërkonte 25 milionë euro për kartonin e shkodranit, ndërkohë që tashmë kërkesa ka rënë në 20 milionë euro.

Kontrata e futbollistit të kombëtares sonë skadon në qershor të vitit 2021, teksa që nga ardhja e Ancelottit ka humbur vendin e titullarit. Petrachi duket se e ka gjetur zgjidhjen për afrimin e Hysajt, duke përdorur të njëjtën skemë si me afrimin e Smalling: Huazim deri në fund të sezonit, me të drejtën e blerjes së kartonit. /R.Lika-Koha Jone/

 

SHKARKO APP