Roma ka gjetur akordin me mbrojtësin e Juventus

Skuadra e Romës është shumë pranë transferimit të mbrojtësit juventin Daniele Rugani.

Rugani aktivizohet në qendrë të mbrojtjes, pikë e cila synohet të përforcohet nga trajneri i Romës, Fonesca.

Sipas ‘Corriere dello Sport’, Roma ka marrë aprovimin e Rugani, gjatë së shtunës, dhe tashmë mbetet vetëm marrëveshja midis klubeve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kryeqytetasit italianë synojnë transferimin e lojtarit në formë huazimi, me obligim për blerje, për shumën e 25 milionë eurove.

Swiss Digital Mobile Reklama

25 vjeçari pritet të fitojë një pagë prej 3 milionë eurove në sezon, tek ekipi “verdhekuq”.

Dy skuadrat kanë arritur edhe një marrëveshje tjetër gjatë kësaj merkatoje, kur shkëmbyen Leonardo Spinazzola me Luca Pellegrini.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?