Roma ndalet ndaj Atalantës së Gjimshitit
Roma dhe Atalanta kanë ndarë pikët në javën e 33-të të Serie A, në një përballje të zhvilluar në kryeqytetin italian, që përfundoi në barazim 1-1. Skuadra mike kaloi e para në avantazh që në minutën e 12-të, falë golit të shënuar nga Nikola Krstović, duke befasuar vendasit në startin e takimit.
Roma reagoi në fundin e pjesës së parë dhe arriti të rikthejë ekuilibrin. Në minutën 45+1, ishte Mario Hermoso ai që gjeti rrugën e rrjetës, duke vendosur rezultatin përfundimtar që në pjesën e parë.
Pavarësisht përpjekjeve në fraksionin e dytë, asnjëra nga skuadrat nuk arriti të ndryshojë shifrat, duke bërë që sfida të mbyllet në barazim. Roma ngjitet në kuotën e 58 pikëve dhe renditet në vendin e gjashtë në tabelën e kampionatit, ndërsa Atalanta shkon në 54 pikë, duke mbajtur vendin e shtatë.
KOHA JONË SONDAZH

