Roma nuk e lejon të kryejë testet fizike, shkëmbimi Spinazzola-Politano mund të dështojë

Komplikohet gjithnjë e më shumë shkëmbimi mes Politanos dhe Spinazzola-s. Pas problemeve në lidhje me formulën e transferimit (huazim me detyrim blerje, në huazim me të drejt blerje), Roma ka tërhequr Spinazzolën për kryerjen testeve fizike, teksa ishte parashikuar në orën 11:00.

Transferimi mund të dështojë. Politano ndërkohë është në pritje të lajmeve në një hotel në Romë, teksa ka zbarkuar që të mërkurën në Aeroportin Fiumicinos.

Mesfushori mund të ishte përfshirë që sot në listën për ndeshjen me Parmën, por dështimi me tratativat për Spinazzolën kanë ndryshuar programin. Klubi verdhekuq e ka udhëzuar mbrojtësin që duhet të bëhet gati për t’u rikthyer në Romë gjatë ditës së sotme. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP