FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Roma përmbys Ajax dhe hedh një hap drejt kualifikimit, United mund Granadën (VIDEO)

Roma hedh një hap drejt kualifikimit, pasi ka fituar me përmbysje 2-1, çerekfinalen e parë kundër Ajaxit në Holandë. Klaasen zhbllokoi shifrat në minutën e 39-të, ndërkohë që në fillimin e pjesës së dytë Dusan Tadic nuk arriti që të mposhtë Pau Lopez nga pika e bardhë.

4 minuta më pas Lorenzo Pellegrini do të barazonte shifrat. Roma mori zemër nga ky gol, teksa tri minuta nga fundi Roger Ibanez shënoi golin e përmbysjes që i jep një fitore shumë të rëndësishme për të siguruar një biletë për në gjysmëfinale.

Manchester United mori një fitore të pastër 2-0 në transfertën ndaj Granadës, duke hedhur një hap drejt gjysmëfinales. Golin e parë e shënoi Marcus Rashford në minutën e 31-të. Në fundin e ndeshjes Bruno Fernandes kthehu në gol një penallti. Arsenali nuk shkoi më shumë se një barazim ndaj Slavias së Pragës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Villareal ndërkohë triumfoi 1-0 kundër Dinamo Zagreb, me golin e Gerard Morenos nga pika e bardhë. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Mobile Reklama


SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?