Roma rigjen fitoren dhe kreun në Seria A, i falet Dybala-s ndaj Sassuolos
Në javën e tetë të Serie A, Roma është rikthyer te fitorja dhe te kryesimi i kampionatit, pasi mposhti Sassuolon me rezultatin minimal 1-0 në “Mapei Stadium”.
Heroi i ndeshjes ishte Paulo Dybala, i cili shënoi golin e vetëm në minutën e 16-të me një goditje të saktë me të djathtën. Ky ishte goli i parë i argjentinasit në kampionat pas më shumë se tetë muajsh (që nga 9 shkurti kundër Venezias) dhe i pari nga aksioni që prej dhjetorit të kaluar.
Sassuolo zhvilloi një pjesë të parë të mirë, por në fraksionin e dytë verdhekuqtë dominuan dhe patën disa raste për të thelluar rezultatin. Pellegrini u ndal nga shtylla, ndërsa portieri Muric u bë protagonist me disa pritje vendimtare që shmangën disfatën më të thellë për vendasit.
Falë këtij suksesi, Roma ngjitet në krye të renditjes së Serie A së bashku me Napolin, duke dhënë sinjale të forta se është rikthyer në garën për titull.
KOHA JONË SONDAZH

