Roma trondit Interin në “San Siro”, i jep asist Napolit për titullin

Interi dështon sërish, Roma fluturon drejt Champions-it! Në javën e 34-të të Serie A, zikaltrit e Simone Inzaghit u mposhtën 1-0 nga skuadra e Claudio Ranierit, duke i dhënë Napolit një mundësi të artë për t’u shkëputur në krye të tabelës.

Në “San Siro”, Roma zhbllokoi rezultatin në minutën e 22-të me anë të Soulé, ndërkohë që më pas Cristante dhe Shomurodov shpërdoruan raste të pastra për të dyfishuar shifrat. Interi u përpoq të reagojë, por pa sukses.

Në pjesën e dytë, presioni i zikaltrëve ishte i vazhdueshëm, ndërsa verdhekuqtë mbajtën fort qëndrimin e tyre dhe në kundërsulm humbën disa raste të arta me Pellegrinin, Pisillin dhe Dovbyk. Në fund, Interi protestoi ashpër për një faull të mundshëm të Ndicka ndaj Bisseck brenda zonës, por arbitri nuk akordoi penallti.

Swiss Digital Desktop Reklama

Me këtë fitore të madhe, Roma ngjitet në kuotën e 60 pikëve dhe mbetet fuqishëm në garë për një vend në Ligën e Kampionëve. Ndërsa për Interin, ky është një tjetër hap fals në një moment vendimtar të sezonit. /Koha Jonë/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?