FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ronaldo braktis Portugalinë për binjakët e tij të porsalindur…

“Hat-trick” i Cristiano Ronaldos, që bëhet babai i tre fëmijëve, pasi konfirmon lindjen e binjakëve nëpërmjet një nëne “surrogate” në Amerikë. Ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, konfirmoi se ishte bërë baba i dy djemve gjatë Kupës së Konfederatave.

Portugalia u eliminua nga turneu të mërkurën, duke vuajtur një humbje 3-0 me penallti kundër Kilit, pas një barazimi 0-0 të kohës së rregullt në Rusi. Ronaldo u pa i zhgënjyer, por konfirmoi lindjen e dy djemve të tij dhe se për këtë shkak do ta humbasë sfidën për vendin e tretë, të dielën.

“Isha në shërbim të ekipit kombëtar, si gjithmonë, me trup e me shpirt, edhe pse dy djemtë e mi kanë lindur, – shkroi ai në Facebook. – Për fat të keq, ne nuk e kemi arritur objektivin kryesor sportiv që dëshironim, por jam i sigurt se do të vazhdojmë t’u japim gëzim portugezëve. Presidenti i Federatës Portugeze të Futbollit dhe ekipi kombëtar sot kanë pasur një qëndrim, që më ka prekur dhe nuk do ta harroj. Unë jam shumë i lumtur që më në fund do të jem me fëmijët e mi për herë të parë”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Djali i parë i Ronaldos, Cristiano Ronaldo Jr, mbushi shtatë vjeç në fillim të këtij muaji.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?