Ronaldo dhe De Ligt thyejnë Fiorentinën, Juve “blindon” kreun (VIDEO)

Juventus rigjen menjëherë fitoren pas humbjes ndaj Napolit. Skuadra torineze fitoi 3-0 në “Allianz Stadium” ndaj Fiorentinës, në një ndeshje që do të zgjidhej nga i përhershmi Cristiano Ronaldo.

Ylli portugez do të shënonte në të dyja rastet nga pika e bardhë. Fillimisht realizoi në minutën e 40-të, dhe më pas në të 80-ën. Ishte një mesditë për t’u shënuar për portugezin që gjeti golin e 5-të me fanellën bardhezi në 70 ndeshje.

Ronaldo gjithashtu shënoi për të 9-in ndeshje radhazi duke barazuar rekordin e Trezeguet, ndërkohë që këtë sezon ka arritur në kuotën e 19 golave në Seria A.

Në fundin e kohës së rregullt, De Ligt shënoi edhe golin e tretë duke i dhënë goditjen e fundit ekipit vjollcë. Me këtë fitore skuadra e Sarrit blindon vendin e parë me 54 pikë, 6 më shumë se Interi që luan në mbrëmje ndaj Udineses. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP