Ronaldo: Do jetë një natë magjike për Realin dhe tragjike për Juventusin

Ylli portugez Cristiano Ronaldo beson se Real Madridi është më i fortë se Juventusi dhe shpreson se nata e të shtunës do të jetë tragjike për bardhezinjtë.

Reali konsiderohet si favorit i lehtë ndaj Juves për të fituar finalen e Ligës së Kampionëve dhe Ronaldo është i bindur se skuadra e tij do të provojë se është e denjë për një cilësim të tillë.

E shoh natën e të shtunës me Realin duke ngritur kupën në qiell. Unë do të isha i kënaqur edhe nëse luajë keq, por të shoh Realin të fitojë Champions League. Juventusi është një ekip i shkëlqyer, do të jetë një ndeshje e balancuar, por jam i sigurt se Real Madridi është më i fortë dhe ne duhet ta tregojmë këtë. Unë shpresoj në një natë magjike për ne dhe tragjike për Juventusin”, tha sulmuesi i Realit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?