Ronaldo fjalë të mëdha për blerjen e bujshme të Milanit
Cristiano Ronaldo nuk i ka kursyer elozhet për talentin Andre Silva i cili ka kryer testet mjekësore dhe shumë shpejt do të zyrtarizohet si lojtar i Milanit.
Në një intervistë për të përditshmen italiane “Gazzetta dello Sport”, katër herë fituesi i “Topit të Artë” është i sigurt që Andre Silva do ta zëvendësojë denjësisht, shkruan “Football-Italia”, raporton SYRI.net.
“Kur të mbyll karrierën, Potugalia do të jetë në duar të sigurta sepse tashmë kanë gjetur një sulmues të shkëlqyer: Andre Silva”, tha Ronaldo
Andre Silva do ti kushtojë Milanit 38 milionë euro plus 2 milionë bonuse.

KOHA JONË SONDAZH

