Ronaldo: Ja kush më largoi nga Reali

Ronaldo ka thënë se nuk është larguar nga Real Madrid me dëshirë, por e detyroi trajneri Fabio Capello

Legjenda braziliane, Ronaldo ka treguar se si u largua nga Real Madrid në vitin 2007 për të kaluar në Milan.

Ai po ashtu tregoi edhe problemet me Fabio Capellon, të cilat vinin për shkak të peshës së tij dhe jo paraqitjeve të tij.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Largimi nga Real Madrid? U largova kundër dëshirës time. Fillova të kisha shumë probleme me Capellon. Edhe nëse i kisha 100 gram më shumë se sa duhej, unë nuk do të luaja”, tha Ronaldo për Fox Sports.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Unë jam tolerant dhe e kuptoj këtë. Por, nuk e kuptoja. E kuptoja pozitën e tij si trajner, por në futboll nuk varet nëse keni 100 apo 200 gram më shumë. Kjo nuk e bën diferencën”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?