FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ronaldo ka më shumë fansa se të gjithë lojtarët e Juventusit së bashku

Ylli portugez i Realit të Madridit, Cristiano Ronaldo, në “Facebook”, “Instagram” dhe “Twitter” ka më shumë fansa se të gjithë futbollistët e Juventusit.

Portugezi ka 272 milionë ndjekës në të gjitha rrjetet sociale, apo 154.2 milion më shumë se gjithë futbollistët e “Zonjës së Vjetër”, që nuk shkojnë më shumë se 117.8 milionë fansa.

Ndërkohë nëse llogarisim gjithë ekipin e Realit, futbollistët e kësaj skuadre që kanë fansa nëpër rrjetet sociale, del që ata së bashku kanë plot 743.5 milionë ndjekës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nuk ka krahasim as mes trajnerëve, pasi Zinedin Zidane ka arritur të grumbullojë 11.8 milionë ndjekës rreth vetes, ndërkohë që në dy profilet e Alegrit në “Instagram” dhe “Twitter” ka vetëm 866 mijë ndjekës.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?