Ronaldo largon makinat nga vila e tij, detaj që konfirmon largimin nga Juvja? (VIDEO)
E ardhmja e Cristiano Ronaldos te Juventusi është gjithmonë e më shumë një dilemë më vet. Nuk e thonë vetëm rezultatet e bardhezinjve këtë sezon por edhe një detaj që është zbuluar në orët e fundit.
Në një video të publikuar në mediat italiane, shihet se gjatë një mbrëmje CR7 ka hequr nga garazhi i vilës së ë tij në Torino plotë 7 super makina, duke i ngarkuar në një kamion.
Ky mund të jetë edhe një konfirmim për një rikthim të mundshëm të Ronaldos te skuadra e Sportingut, atje ku edhe e ka nisur karrierën. Pamje që të shtyjnë të besosh se e ardhmja e Ronaldos do të jetë larg Torinos. /R.Lika-Koha Jone/
ECCO IL VIDEO ESCLUSIVO: #Ronaldo assiste mentre le sue 7 macchine vengono caricate da una famosa ditta di traslochi portoghesi. Nel cuore della notte: come nel cuore della notte arrivarono 3 anni fa a Torino, precedendolo. pic.twitter.com/j3qeitNtPV
— Persemprecalcio (@persemprecalcio) May 17, 2021
KOHA JONË SONDAZH

