Ronaldo me këtë deklaratë i fut tmerrin Bajernit të Mynihut
Megjithëse shënoi dy gola në Mynih, Cristiano Ronaldo nuk është i “ngopur” pasi dëshiron që të shënojë edhe në Madrid në ndeshjen e kthimit kundër Bajernit të Mynihut.
Në një intervistë për mediat spanjolle, sulmuesi portugez shpreson që Real Madrid të kualifikohet për në gjysmëfinale të Champions Leagues, transmeton SYRI.net.
“Kam qenë shumë i lumtur që shënova dy gola për shkak se kjo ka ndihmuar Madridin të fitojë. Shpresoj se do të kem edhe një tjetër dy-golësh në “Santiago Bernabeu”. Ne kemi një avantazh të vogël dhe unë shpresoj se tifozët do të jenë me ne, sepse ajo do të jetë një betejë e vështirë. Shpresojmë se do të fitojmë dhe do të arrijmë në gjysmëfinale”, u shpreh ai.
Kujtojmë që ndeshja e kthimit mes Real Madridit dhe Bajernit të Mynihut do të luhet më 18 prill.
KOHA JONË SONDAZH

