Ronaldo mundet nga Al Hilal, por gjesti i tij bën xhiron e rrjeteve sociale (VIDEO)

Një reagim i pak fshehur me një buzëqeshje të hidhur. Pas humbjes së Al Nassr ndaj Al Hilal me rezultatin 3-1, falë penalltisë së shënuar në minutën e 92-të nga Ruben Neves, Cristiano Ronaldo nga stoli iu drejtua një kamere dhe bëri një gjest që duket i qartë: me dorën e djathtë ai tregoi një shenjë që shumë e interpretuan si “vjedhje”.

Disa të tjerë e panë si një kujtesë për pesë Champions League të fituara gjatë karrierës. Al Hilal i Simone Inzaghi e mposhti rivalin 3-1, duke u ngjitur në +7 pikë në krye të renditjes, pas qëndrimit përpara në javët e fundit.

Ronaldo kishte shënuar golin e përkohshëm 1-0 në minutën e 42-të, duke arritur në 959 gola në karrierë dhe duke u afruar te shifra simbolike e 1000 golave. Megjithatë, ylli portugez mbetet i uritur për fitore, pasi penalltia e fundit i largoi mundësinë për titullin e kampionatit.

Swiss Digital Desktop Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?