Ronaldo nuk lëviz nga Torino, Portugalia luan në “Allianz Stadium” ndaj Azerbajxhanit

Në fund të marsit do të fillojnë kualifikimet europiane për Kupën e Botës 2022, që do të luhet në Katar në dimër. Portugalia, duke luajtur në Grupin A, do të bëjë debutimin e saj kundër Azerbajxhanit, të mërkurën e 24 marsit.

Për këtë rast, Cristiano Ronaldo nuk do të detyrohet të lëvizë nga Torino. Ndeshja, e planifikuar fillimisht në stadiumin “José Alvalade” të Lisbonës, do të luhet në “Allianz Stadium”.

Vendimi është komunikuar nga Federata Portugeze e Futbollit, e cila, në faqen e saj zyrtare, shpjegoi arsyen: faji i kufizimeve në fluturimet nga dhe për në Portugali, diktuar nga pandemia në progres, që nuk ka prekur vetëm Europën, por edhe pjesën tjetër të botës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ronaldo në ato ditë do të qëndrojë në kryeqytetin piemontez dhe më pas duhet të udhëtojë drejt Serbisë e Luksemburgut, përkatësisht kundërshtarë të Portugalisë në ndeshjen e dytë dhe të tretë të kualifikueseve të Botërorit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?