FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ronaldo përmbys i vetëm Udinesen dhe mban Juven në zonën Champions (VIDEO)

Juventus vijon të vuajë, por ka rigjetur fitoren ndaj Udineses në kampionat. Bardhezinjtë triumfuan 2-1 me përmbysje në transfertë, me dy gola të shënuar nga Cristiano Ronaldo. Ndeshja nisi në mënyrën më të keqe të mundshme për bardhezinjtë që panë veten në disavantazh pas 10 minutash lojë. Vendasit nisën topin në mënyrë të befasishme duke nxjerrë në një pozicion të mirë Molinën, i cili nuk heziton për ta dërguar topin në kuadrat.

Juventus e vuajti këtë gol, teksa e kishte të vështirë krijimin e rasteve për shënim. Ronaldo dhe Dybala ishin në një pasdite të vështirë duke qenë pak herë të rrezikshëm në portën e Udineses. Gjithsesi 10 minuta nga fundi, skuadra torineze fitoi një penallti pas një prekje të topit me dorë. Nga pika e bardhë Ronaldo do të arrinte që ta dërgonte topin ne kuadrat. 1 minutë nga fundi i kohës së rregullt, portugezi do të shfrytëzonte më së miri një krosim nga e majta, për ta dërguar “sferën” në rrjetë. Ky ishte goli i 99-të për Cr7 me fanellën e Juventusit. Ekipi i Pirlos mban vendin e tretë me 69 pikë, po aq sa Atalanta dhe Milani. /Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?