Ronaldo thyen heshtjen: Kampionët rrëzohen, por nuk dorëzohen kurrë!
Pas eliminimit në Champions League kundër Portos, ka pasur reagime të shumta veçanërisht ndja Cristiano Ronaldos. Portugezi pas 3 ditësh heshtje ka vendosur që të reagojë, një ditë para ndeshjes së radhës në kampionat kundër Cagliarit. CR7 ka qenë i ashpër ndaj kritikave, duke theksuar se ata duhet të shohin historinë.
Më e rëndësishme se sa numri i dështimeve që merr në jetë, është sa shpejt dhe sa fuqishëm ngrihesh përsëri në këmbë… Kampionët e vërtetë nuk thyhen kurrë! Fokusi ynë tashmë është Cagliari, në luftën e Serie A, është finalja e Kupës së Italisë dhe gjithçka tjetër, që ende mund ta arrijmë këtë sezon.
Është e vërtetë se e kaluara e ka vendin në muze (duhet ta them), por fatmirësisht, futbolli ka memorie… Edhe unë mendoj kështu! Historia nuk mund të fshihet, ajo shkruhet çdo ditë me qëndrueshmëri, shpirt ekipi, këmbëngulje dhe shumë punë të palodhur. Ata që nuk e kuptojnë këtë, kurrë nuk do të arrijnë lavdi dhe sukses”, ka shkruar portugezi.
More important than the number of falls you take in life, is how fast and how strong you get back on your feet… True…
Posted by Cristiano Ronaldo on Saturday, 13 Mars 2021
KOHA JONË SONDAZH

