Ronaldo u mbyll gojën të gjithëve: Deri në fund!

“Deri në fund, Ssssiiiiimmmmm”, kështu e festoi Cristiano Ronaldo kualifikimin e Juventusit për në Champions League. Skuadra bardhezi e arriti objektivin vetëm falë Hellas Veronës, që arriti të ndalte Napolin në një barazim 1-1.

Fotoja e postuar nga CR7, ka bërë xhiron e rrjeteve sociale, pasi në të ai ka kërkuar që të heshtin të gjithë kritikët, ndërkohë që në foton tjetër ka publikuar imazhe nga festa në dhomat e zhveshjes së bardhezinjve në Dall’Ara. Portugezi ishte në pankinë gjatë gjithë 90 minutave kundër Bolognës, teksa skuadra e tij bëri detyrën duke fituar me lehtësi edhe pa të.

 

Swiss Digital Desktop Reklama
View this post on Instagram

 

Swiss Digital Mobile Reklama

A post shared by Cristiano Ronaldo (@cristiano)

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?