Rooney: Më vjen keq për Arsenalin, përballë kishin ekipin më të fortë në Europë
Shtypi britanik ka pranuar në mënyrë unanime epërsinë e qartë të Paris Saint-Germain ndaj Arsenalit në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, të fituar nga skuadra franceze me rezultatin 1-0 në “Emirates Stadium”. Skuadra e Luis Enrique tregoi një nivel të lartë teknik dhe një ndeshje shumë të mirë taktike, ndikuar dhe nga një gol i shpejt i Dembele.
Daily Mail shkruan se Arsenali u “mbivlerësua” dhe thekson se PSG tashmë ka treguar dominim ndaj ekipeve më të mira angleze këtë sezon, duke përmendur fitoret kundër Liverpool-it, Manchester City-t dhe eliminimin e Aston Villës në fazën e mëparshme.
Edhe legjenda e futbollit anglez, Wayne Rooney, nuk i kurseu elozhet për ekipin francez: “Arsenali është një skuadër e madhe, por këtë vit përballë kanë ndoshta ekipin më të jashtëzakonshëm të Europës, nëse jo më shumë. PSG ka eliminuar Liverpool-in dhe Aston Villën, dhe ka mposhtur Manchester City-n në janar. Edhe pse Arsenali arriti të fitojë ndaj tyre në tetor, PSG është bërë më e fortë dhe më e rrezikshme që atëherë.”
KOHA JONË SONDAZH

