Rudiger shënon dopietë, por Chelsea nuk fiton ndaj Leicesterit (VIDEO)

Leicester dhe Chelsea nuk kanë shkuar më shumë se një barazim 2-2 në duelin e javës së 25-të në Premier League. Pas një pjese të parë të mbyllur pa asnjë gol, në fillimin e fraksionit të dytë Rudiger shënoi me kokë duke i dhënë avantazhin e përkohshëm Bluve të Londrës.

Gëzimi i tyre do të zgjaste vetëm për pak minuta. “Dhelprat” gjetën rrugën e rrjetës në minutën e 54-t, me Barnes, i cili u ndihmua edhe nga një devijim i mbrojtjes së miqve. 10 minuta më pas Chilwell përfitoi nga një përgjumje e ekipit londinez duke shënuar edhe golin e avantazhit.

Gjithsesi Antonio Rudiger nuk e kishte thënë fjalën e fundit, pasi do të realizonte golin e dytë personal në minutën e 71-të, që i dha një pikë Bluve të Londrës. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP