Rumania zyrtarizon trajnerin e ri

Rumania ka emëruar trajnerin e ri pasi Mircea Luçesku, i cili ishte në stol deri për playoff-in e Botërorit, ndërroi jetë më 7 prill. Pasardhësi i tij është legjenda e futbollit rumun, Gheorghe Hagi, i cili ka nënshkruar një marrëveshje katërvjeçare. ”Pas disa përpjekjeve të mëparshme që Gheorghe Hagi të drejtonte ekipin kombëtar, sot jemi të lumtur të konfirmojmë emërimin e tij. Jemi shumë të sigurt në këtë udhëtim që po nisim së bashku”, lexohet në njoftimin e Federatës Rumune të Futbollit. Gheorghe Hagi, i cili ka luajtur për 2 sezone te Barcelona (1994-1996), ka zhvilluar 125 ndeshje me Rumaninë, duke shënuar 35 gola.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?